Kështu duhet pastruar duart për t’i parandaluar sëmundjet
Ju me siguri mendoni se dini si t’i pastroni duart, pasi që këtë proces e bëni disa herë gjatë ditës (po supozojmë, shpresojmë të kemi të drejtë).
Por, siç duket 97% e amerikanëve i pastrojnë duart gabimisht, sipas të dhënave nga Departamenti i Agrikulturës së SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Ekspertët amerikanë kanë zbuluar se kur është fjala për pastrimin e duarve, njerëzit i bëjnë zakonisht dy gabime: nuk i pastrojnë mjaftueshëm, dhe i thajnë duart me peshqir të ndyrë.
Në mënyrë që të rritet vetëdënimi se si shprehia e pastrimit të duarve mund ta reduktojë shpërndarjen e mikrobeve, sëmundjeve dhe gripave, ky është procesi që duhet ta ndiqni për t’i pastruar duart mirë:
– Lagni duart me ujë të pastër
– Filloni t’i fërkoni duart, por siguroheni se i pastroni edhe në pjesët e sipërme dhe mes gishtave.
– Pastroni duart për të paktën 20 sekonda
– Në fund shpërlani duart prapë me ujë të ftohët
– Duart pastaj thani me një peshqir të pastër, që nënkupton se peshqir nuk duhet të jetë i përdorur më shpesh se tri herë
Kur duhet t’i pastroni duart? Çfarë rekomandojnë ekspertët?
– Duart duhet pastruar para, gjatë dhe pas prekjes së ushqimit
– Para çdo shujte
– Para dhe pasi të kontaktoni me një person të sëmurë
– Para dhe pas pastrimit të plagëve
– Pas teshtimës, kollitjes apo fryrjes së hundëve
– Pas përdorimit të tualetit
– Nëse ia keni ndërruar bebes pelenat
– Kurdo që luani me kafshë shtëpiake
– Pasi keni prekur bërllokun. /Telegrafi/