Këshilltari i Pecit, Naim Huruglica ia lëshoi me qera tokën e tij, ajo aplikon dhe merr grant 100 mijë euro në Ministri

Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, e cila është përfshirë në skandalet e njëpasnjëshme me grantet, së fundmi është zbuluar edhe një tjetër i radhës.
Periskopi rreth 1 javë më parë, kishte raportuar se këshilltari i jashtëm i Pecit, Naim Huruglica kishte fituar grant 100 mijë eurosh nga AZHB.
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka siguruar dokumentet ku del se Huruglica e ka lëshuar tokën e tij me qera për Brikena Salihun, e cila më pas kjo e fundit aplikon për grant në Ministrinë e Pecit, dhe e fiton atë.
Postimi i plotë: