Këshilltari i Arben Vitisë flet pak për pozicionimin e fuqive të mëdha: Ndërkombëtarët e respektojnë Serbinë sepse i frikësohen Rusisë
Egzon Azemi, këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, e ka “zbërthyer” politikën globale dhe pozicionimin e fuqive të mëdha pro dhe kundër Kosovës.
Sipas tij, ndërkombëtarët nuk e duan Serbinë më shumë se Kosovën, por e respektojnë më shumë.
E respekti që sipas Egzon Azemit, perëndimore e ka për Serbinë lidhet me frikë.
Ai thotë se ndërkombëtarët i frikësohen Rusisë.
Ama Azemi nga zyret e ministrisë së Shëndetësisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ka vendosur që “mjaft është mjaft”.
Shkrimi i tij pa ndërhyrje:
Ndërkombëtarët nuk e duan Serbinë më shumë se Kosovën.
Por e respektojnë Serbinë më shumë se Kosovën, sepse i frikësohen Rusisë.
Frikën e tyre e kemi paguar mjaft. Dhe mjaft është mjaft!