Këshilli i Sigurimit i OKB-së debaton për Kosovën më 30 tetor
Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet që të debatojë për Kosovën më 30 tetor.
Sipas “Klan Kosova” informata është publikuar nga Pascale Christine Baerisëyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor.
“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).” – ka thënë ajo mes tjerash.
Shtetet anëtare pritet të pranojnë një raport, i cili prezantohet në seancë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Ziyade, Shefja e Misionit të UNMIK-ut.