Këshilla për përdorimin e ujit te foshnjat
Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjës energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse kështu u këshillon mjeku.
A guxon foshnja të pijë ujë?
Prisni gjashtë muaj para se t’i jepni foshnjës ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë.
Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjën që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë.
Pse është uji i rëndësishëm për fëmijët?
Uji është i rëndësishëm për fëmijët sepse është përgjegjës për shumë funksione në organizëm (frymëmarrjen, rregullimin e temperaturës së trupit, ndihmon bartjen e materieve ushqyese nga qelizat në organizëm), është përbërësi kryesor i gjakut, lëngjeve të zorrëve, heq materiet e dëmshme nga organizmi me anë të urinës dhe djersës.