Këshilla për humbjen e peshës, ja çfarë thonë vajzat që kanë humbur më shumë se 50 kg
Të gjithë e kemi të vështirë të gjejmë mënyrën e duhur për të humbur peshë, por ja cilat janë sekretet që ndajnë më ne 5 vajza që kanë humbur më shumë se 45 kilogramë.
- Brianna Blank, 22 nga Connecticut- Humbi 68 kg
Gjeni një ushqim të shëndetshëm që ju pëlqen dhe hajeni në çdo vakt. “Në shkollë kërkoja për mundësitë e ndryshme dhe vendosa për një sanduiç me mish pule që e haja çdo drekë dhe darkë. Isha aq e fokusuar te qëllimet sa nuk e dalloja monotoninë e përsëritjes.”
- Sara Lugger,39 nga Michigan- Humbi 67 kg
Lëvizni në pushimin tuaj të drekës dhe hani më shpesh dhe më pak. “ Në pushimin e drekës ecja 30-50 minuta dhe kalova nga 3 në 6 vakte të vogla”
- Alyssa Ann Heidemann, 34 nga South Dakota- Humbi 59 kg
Filloni të gatuani vetë. “Unë gatuaj peshq me vaj ulliri dhe ha fasule, karrota, selino, gjizë me yndyrë të ulët, ullinj, rrush dhe mandarina. Dhe kështu zakonisht nuk ndihem e uritur.”
- Tanisha Shanee williams, 33 nga New York- Humbi 63 kg
Kur nuk ju shkohet në palestër, thjesht ndizni muzikën. “Të jesh fizikisht aktiv nuk ka të bëjë fare me vajtjen në palestër, por ajo që ka rëndësi është të lëvizësh dhe të ndjekësh kalori. Kur nuk dua të shkoj në palstër, thjesht ndez muzikën dhe kërcej ose luaj me mbesën time.”
- Jade Socoby, 28 nga Maine- Humbi 63 kg
Konsumoni një miks karbohidratesh dhe proteinash në çdo vakt. “Pasi fillova numërimin e kalorive, fillova të monitoroj yndyrnat, proteinat dhe karbohidratet dhe trupi im filloi të ndryshonte edhe më shumë, për mirë. ”
Nëse doni të humbisni dy, pesë apo më shumë kilogramë, ndiqni këto këshilla për aktivitietin fizik dhe për të ngrënë shëndetshëm dhe rezultatet do t’i shihni shumë shpejt./Blitz.al/