Këshilla nga njerëzit e fshatit me jetëgjatësinë më të madhe në botë
Një kardiolog kishte dëgjuar për disa njerëz në një fshat në Kinë, të cilët nuk ishin prekur asnjëherë nga sëmundjet dhe kishin jetëgjatësinë me të madhe në botë, ai vendosi ta vizitojë dhe të marrë nga sekretet e tyre.
“Është interesante se ata nuk kanë doktor, mjekime apo spitale, mirëpo jetojnë shumë gjatë dhe bëjnë jetë shumë të shëndetshme”, tha kardiologu për gazetën The Post.
Ky fshat quhet Bapan, dhe është i lokalizuar në veri jug të Kinës. Përafërsisht 1 në 100 njerëz në këtë fshat jetojnë deri në moshën 100- vjeçare. Ata janë aktiv gjatë tërë kohës, të shëndetshëm dhe të lumtur. Doktori, i cili ka vizituar këtë fshat ishte i diagnostikuar me një sëmundje auto imune, kishte nivel të lartë të kolesterolit, diabet dhe shtypje të lartë të gjakut. Me kalimin e kohës me anë të këshillave dhe mësimeve, që i kishte marrë nga këta njerëz, ai tani në moshën 50-vjeçare është shumë më i shëndetshëm dhe këto probleme gati i janë zhdukur.
Disa nga këshillat dhe mësimet që ai kishte marrë nga këta njerëz janë:
Hani ushqime natyrale- Ne ende nuk e kemi kuptuar, se çfarë dëmesh ka ushqimi dhe sheqeri i fabrikuar. Populli i fshatit Bapan kishte konsumuar vetëm fruta dhe perime, në raste të veqanta peshk dhe mish. Vaktet e tyre në shumicën e herëve përbëheshin nga sallatat, kungujt apo orizi, të cilin e përpunonin vet.
Ndryshoni shprehitë tuaja- Është e qartë se një nga çështjet më brengosëse të kohëve të fundit është depresioni dhe ankthi. Këto dy çrregullime shkaktojnë probleme edhe më të mëdha duke filluar nga çrregullimet e gjumit, probleme me zemër apo probleme të tjera shëndetësore. Sipas këtyre banorëve, çelësi për të mos kaluar nëpër këtë probleme, është të pranojnë realitetin dhe me forcën e brendshme ta luftojnë atë. Gjatë vizitës së Dr.John Day, ai kishte vërejtur se të gjithë rezidentët e atij fshati ishin shumë të lumtur me jetën e tyre.
Krijoni marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit- Tanimë dihet se socializimi me njerëzit e duhur është një faktor shumë i rëndësishëm në kualitetin e jetës. Sipas tyre pasuria më e shtrenjtë e njerëzimit është familja dhe shoqëria.
Bëni një orar të rregullt- Njerëzit në Bapan, zgjohen, hanë dhe flejnë gjithmonë në të njëjten kohë. Duke e krijuar një shprehi të tillë ju do të arrini të kontribuoni në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.
Mbajeni të pastër ambientin që jetoni- Duke e mbajtur ajrin, ujin dhe ushqimin të pastër ju do të krijoni një ambient të shëndetshëm për të jetuar.
Disa nga shprehitë e tjera të cilat Dr. Day ka mësuar dhe ua këshillon gjithmonë pacientëve të tij dhe njerëzve të tjerë janë: ushtrimi i një hobi apo aktiviteti që ju dëshironi, rrini larg njerëzve që kanë ndikim negativ tek ju, krijoni një shprehi të punës dhe bëni sa më shumë aktivitete fizike.