Kësaj i thonë: Kur e sheh vdekjen me sy
Njerëzit që shkojnë për pushime, disa prej tyre, kanë qejf gjithashtu të përjetojnë edhe një rrugëtim me anije turistike, për të parë mrekullitë e detit dhe oqeanit, por jo gjithçka shkon mirë në këto udhëtime.
Por pamjet e pabesueshme nga një dokumentar tregojnë se sa e tmerrshme mund të jetë kur gjërat shkojnë keq dhe turistët bllokohen në ujërat e hapura.
Një fragment i dokumentarit tregon një anije të madhe prej 200,000 tonësh, teksa lëkundet shumë nga dallgët e fuqishme që arrijnë deri tek kabina duke tmerruar pasagjerët
Në një tjetër skenë, shihet një çift që kanë veshur jelekë shpëtimi dhe kapen në një parmak, ndërsa stuhia godet anijen.
Siç thuhet më tej, skenat dramatike në anijeve në dokumentarin në fjalë gjithashtu tregojnë edhe rrëfimet e udhëtarëve.
Në dokumentarin i cili pritet të publikohet së shpejti, pasagjerët rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar përvojat afër vdekjes në anije, duke përfshirë zjarrin dhe dallgët deri në 10 metra lartësi.
Në njërën nga pjesët e dokumentarit, një nga burrat dëgjohet duke thënë: <em>“Ne po qëndrojmë në një vend duke shpresuar të mos vdesim”.