Kerquki për Ligjin e KPM-së: Momenti që Presidentja të tregoj se është shefe e shtetit, ta dërgoj në Kushtetuese
Sot në Kuvendin e Kosovës, deputetët e partisë në pushtet kanë miratuar Projekligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, ligj i cili ka pasur vërejtje edhe nga ndërkombëtarët.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion.
Njëri ndër ta është edhe gazetari Leonard Kërquki, i cili tha se ky ligj bie ndesh me aspiratat demokratike.
Ai ka thënë se Presidentja e vendit duhet ta dërgojë në Kushtetuese këtë ligj.
“Ligji per KPM’ne, i miratuar sot me 61 vota, eshte ligj qe bie ndesh ne menyre flagrante me aspiratat demokratike dhe integruese te Republikes se Kosoves.
Une besoj se Presidentja e vendit duhet ta referoje kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese. Ky eshte nje prej momenteve ku ajo tregon nese eshte Notere apo Shefe e Shtetit.
Kurse mediat, duhet te behet bashke kunder ketij ligji dhe per sensibilizimin e opinionit nderkombetar per synimet e kesaj Qeverie kunder rendit demokratik permes goditjes se mediave dhe gazetareve”, u shpreh ai në Facebook.