Kërquki: Analistët e pushtetit po qajnë për Kurtin, ai u ftua si dëshmitar jo si i dyshuar

Kërquki: Analistët e pushtetit po qajnë për Kurtin, ai u ftua si dëshmitar jo si i dyshuar

Drejtori i T7, Leonard Kërquki ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në cilësinë e të dyshuarit për rastin që ndërlidhet me rezervat shtetërore.

Kërquki ka shkruar se “analistët e pushtetit” janë duke e konsideruar si ”persekutim”, ftesën e Prokurorisë Speciale.

Autori i emisioni ‘Pressing’, tha se Kurti është ftuar si dëshmitar dhe jo si i dyshuar.

Postimi:

Analistat e pushtetit po qajne pse eshte ftuar Kryeministri Kurti nga Prokuroria Speciale si deshmitar. Pra, po e konsiderojne persekutim kete thirrje. E madje shpresojne se thirrja do t’ia shtoje ndonje vote.
Per bese keni lujt, Prokuroria po e kerkon si deshmitar – jo si te dyshuar. Pse ish dasht me qene problematike bashkepunimi i Kryeministrit me Prokurorine?! A nuk eshte detyre e secilit prej nesh, e me se shumti e Kryeministrit te vendit, qe t’i ndihmoje Prokurorise ne raste kur kemi informata, a?
Nejse, sonte i kemi teme listat e partive, mos boni filma

Shpërndaje në: