Kërpudhat magjike dhe drogat tjera ndihmojnë veteranët e luftës t’i tejkalojnë traumat
Një numër gjithnjë e në rritje ushtarësh që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik po iu kthehet “kërpudhave magjike” dhe LSD-së për të trajtuar gjendjen e tyre. Por, ligjet e drogës e bëjnë të pamundur që këto të përdoren edhe nëse funksionojnë.
Por, tash një ligj i ri, Grupi Punues i Mjekimeve Psikedelike, një konsorcium me ekspertë, akademikë, hulumtues, specialistë politikash dhe partnerë të industrisë, ka nisur të lobojë për ndryshime në ligje në mënyrë që shkencëtarët të fillojnë testime klinike.
“Tri vjet më herët, nëse do të më pyesnin se a do të funksiononte psilocibina (komponenti psikedelik në kërpudhat magjike) për veteranët, do të thoja se është shumë e rrezikshme të ripërjetohet trauma. Por, shumë veteranë po e përdorin dhe po ka sukses.” – tha profesori David Nutt nga Drug Science, përkthen Periskopi.
Raportohet se 17 për qind e njerëzve që kanë parë shërbimin aktiv ushtarak kanë shfaqur simptoma si parafytyrime, makthe, ankth, depresion, zemërim e trishtim.
Në fillim të këtij viti, një ekip mjekësor nga Karolina Jugore raportoi mbi testimet klinike që u gjetën te personat që vuanin nga PTSD-ja, e të cilët kishin përdorur kërpudhat magjike si pjesë të terapisë së tyre. Doli se shëndeti i tyre mendor, në krahasim me ata që nuk kishin përdorur, ishte shumë më i mirë. /Periskopi