Kërkon t’i propozojë për martesë të dashurës në aeroplan, nis të vjellë

Periskopi.com Fun

Ky burrë po planifikon t’i propozojë për martesë të dashurës së tij në mes të udhëtimit me aeroplan.

Ai sigurohet t’ia thotë pilotit këtë gjë, në mënyrë që të mund të shohin peisazhet më të bukura dhe ta bënin këtë ditë sa më të paharrueshme.

Fillimisht, gjithçka duket se po shkon sipas planit, por më pas ai nuk ndihet mirë. Ai nuk do ta prishë këtë ditë të veçantë dhe përpiqet shumë të mbajë veten.

Ai do t’i propozojë asaj me çdo kusht!

Por, sa më gjatë rrinë në ajër, aq më keq bëhet gjendja e tij shëndetësore, ndaj nxiton t’i propozojë para se të vjellë.

Madje, nuk priti dot as përgjigjen e saj!

E dashura ‘ngeci’ në një miksim ndjenjash midis lumturisë për propozimin dhe shqetësimit për shëndetin e tij.

Sapo ai u ndje më mirë, ajo më në fund tha ‘po’.

Kjo ishte pa dyshim një ditë që nuk do harrohet!

Shpërndaje në: