Kërkon falje piloti i njohur i Formula 1: Videoja ku shihet duke ia kapur gjoksin një femre i shkoi viral
Piloti rus, Nikita Mazepin, muaj më parë u përfshi në një skandal teksa u filmua duke e prekur një femër në gjoks.
Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar teksa Mazepin ishte në një veturë i shoqëruar nga kjo femër dhe një person tjetër.
22-vjeçari i cili garon në Formula 1 me ekipin “Has” u shpreh se ka gabuar ndërkohë që ka kërkuar falje.
“Ne duhet të tregojmë një sjellje të mirë ndaj njëri-tjetrit dhe unë kam besim se tani e tutje do të jem një nga ata njerëz” ka deklaruar Nikita Mazepin.
Video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale.