Kërkoi të sfidonte Amir Khan, Florian Markut i plotësohet dëshira, në Tiranë sfida e madhe
Florian Marku ia doli të mbrojë titullin e tij “International “Welterweight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Pas një fitoreje kaq të madhe, është e natyrshme që Florian Marku të pretendojë për më lart.
Në përfundim të sfidës, boksieri shqiptar i hodhi dorashkën e sfidës një emri të madh, siç është Amir Khan.
Khan, 35-vjeç ka qenë kampioni i botës në peshën e lehtë dhe e mbajti titullin WBA në 2009-2012 dhe IBF në vitin 2011.
Promotori Ben Shalom, përmendi Florian Markun si një kundërshtar të mundshëm të Amir Khan dhe zgjodhi Tiranën për sfidën.Ai tha për iFL TV: “Ne do të bëjmë një ngjarje të madhe me të në Shqipëri, Për Amir Khan ka kuptim një ndeshje e tillë tani, por edhe për Florian Markun.”/dosja