Kërkohet pushim me pagesë për baballarët e rinj

Periskopi.com Lajme

Rregullimi i ri me ligj i pushimit të lehonisë dhe prindëror po shihet si diskriminues për baballarët.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nisur punën për ndryshimin e ligjit që rregullon pushimin e lehonisë dhe atë prindëror.

Me këtë projektligj parashihen 9 muaj pushim me pagesë për nënën e 10 ditë për babanë.

Një grup organizatash të bashkuara nga Demokracia për Zhvillim dhe Forumi Ekonomik i Grave thanë që ky lloj modeli i propozuar ndikon në pasivizimin e grave në tregun e punës dhe diskriminimin e burrave.

Ajete Kërçeli nga organizata D4D për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, zbërtheu modelin që këto organizata e kanë propozuar.

“Modeli jonë që kemi propozu ka qenë që të jetë i ndarë në mënyrë më të barabartë në mes të dy prindërve në mënyrë që të jetë një balancim më i mirë në mes jetës së punës dhe jetës private. Krejt ideja ka qenë të mundësohet rikthimi i grave në treg të punës më herët në mënyrë që të parandalohet diskriminimi që aktualisht gratë e përjetojnë….”, tha Kërçeli.

Ajo shtoi se duhet bërë më shumë në ndalimin e diskriminimit të grave në punë.

“Frika jonë është që modeli që është propozuar nga qeveria po vazhdon ta mirëmbajë idenë që gratë e kanë detyrën parësore për tu kujdesur për fëminë duke iu alokuar porcionin më të madh të muajve për nënën në krahasim me babanë. Kështu një punëdhënës e sheh një grua potenciale të moshës riprodhuese si një grua që mund ta lëjë vendin e punës…mund t’i jep bizneseve një arsye më shumë për të vazhduar ti diskriminojnë gratë në vendin e punës”, tha Kërçeli

Lidhur me idenë që  baballarët të kenë pushim prindëror me pagesë , Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica,  tha se kjo  nuk mund të shqyrtohet në këtë kohë pasi sipas tij ka mungesa në buxhet.

“Ne duhet të kemi kujdes në hartimin e projektligjeve, ne mund të kemi dispozita nga më të ndryshmet sepse letra i mban edhe mundet ndoshta të mirret miratimi në kuvend por problemi është stabiliteti financiar, duhet të kemi kujdes në atë drejtim, kështuqë jo nuk është menduar të ketë pushim prindëror për babain me pagesë”, tha ministri Reçica

Lidhur me këtë projektligj në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, pati kritika nga shoqëria civile ndërsa i njëjti u lavdërua nga bizneset.

Në anën tjetër, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tregon se si po planifikon që të ndalojë diskriminin e grave në treg të punës për shkak të pushimit të lehonisë?

Për këtë temë flasin edhe sindikalistët dhe përfaqësuesit e  bizneseve.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

LIVE: Barazia gjinore në pushimin e lehonisë dhe prindëror. Intervista me David Philips dhe Wolfgang Petritsch

Posted by Kallxo.com on Thursday, 8 November 2018

Shpërndaje në: