Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi pesë policë në Gjilan, Prokuroria jep detaje

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi pesë policë në Gjilan, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.H, nën dyshimin se ka sulmuar pesë policë.

Sipas kërkesës “ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sh.H., më 31 korrik 2024, në Gjilan, me dashje i ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, ashtu që derisa të njëjtit ishin në pikë kontroll, duke ushtruar autorizimet e tyre ligjore, afrohet i pandehuri afër tyre, ku fillon të ngacmojë kalimtarët në rrugë dhe pasi i tërhiqet vërejtja nga njëri polic duke i kërkuar që të largohet nga aty, i njëjti fillon t’i ofendojë dhe kanosë me fjalë policët, me ç’rast njëri prej tyre i afrohet dhe e njofton se prej tani është i arrestuar dhe do t’a shoqërojnë në stacion policor, atëherë i pandehuri e shtyen me duar dhe e godet në fytyrë ku si pasojë e lëndimeve ka marrë ndihmë mjekësore dhe po ashtu edhe pasi hynë në veturë e lëndon edhe një polic tjetër dhe i godet në këmbë zyrtarët policorë”.

Aktualisht i dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh.

Shpërndaje në: