Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M.

Ata dyshohet se kryen veprëat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

‘’Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.S. dhe F.M., me datën 7 nëntor 2024, rreth orës 13:55 minuta, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake, e kanë përcjellë të njëjtin duke i’u vu pas me biçikleta, me ç’rast pasi i ndjeri ka dalë nga vetura, afrohen të pandehurit dhe nga afërsia i pandehuri V.S., gjuan një herë me armë në drejtim të tij në anën e majtë mbrapa shpinës, i cili për shkak të plagës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku më pas ikin në drejtim të panjohur’’, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të KPRK-së.

I pandehuri V.S., dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të KPRK-së, pasi  pa autorizim, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

Të pandehurit e lartshënuar me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Shpërndaje në: