Kërkohet dënim me tetë vjet burg për Shakiren

Kërkohet dënim me tetë vjet burg për Shakiren

Një prokuror spanjoll po kërkon një dënim me tetë vjet burg për superyllin kolumbian Shakira për një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë eurosh, kështu t% paktën ka zbuluar një dokument i zyrës së prokurorisë, shkruan The Guardian transmeton Periskopi.

Ajo akuzohet se nuk ka paguar taksat midis viteve 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.

Dokumenti i prokurorit, i parë nga Reuters, pohon se Shakira ishte banuese e zakonshme në Spanjë midis 2012 dhe 2014 dhe në maj 2012 bleu një shtëpi në Barcelonë që u bë një shtëpi familjare për veten, partnerin e saj dhe djalin e tyre të lindur në Spanjë në 2013. Dokumenti kërkonte një dënim me tetë vjet burg dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro nëse ajo shpallej fajtore. Asnjë datë për gjykim nuk është caktuar.

Të pyetur për të komentuar, përfaqësuesit e Shakira-s iu referuan një deklarate të mëparshme të lëshuar të mërkurën duke thënë se këngëtarja ishte “plotësisht e sigurt në pafajësinë e saj” dhe se ajo e konsideronte rastin “një shkelje totale të të drejtave të saj”.

Shpërndaje në: