Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për vrasje dhe grabitje, arrestohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, njësiti FAST Kosova, në asistim me FIT-in, ka arrestuar sonte në Mitrovicë një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman.
I dyshuari që u prangos është G.V., 27-vjeçar, i kërkuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje” dhe “Grabitje”.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar, me iniciale (G. V.) viti i lindjes (1997) dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.”