Kërkesat stratosferike ia pamundësuan Tottenhamit të emërojnë Antonio Conten më herët
Antonio Conte është favoriti i bastoreve për ta zëvendësuar Nuno Espirito Santon si trajner i Tottenhamit, pasi ishte shumë afër të emërohej fillimisht në verë.
Spurs është rikthyer në garë për 52-vjeçarin vetëm disa muaj pasi bisedimet mes tij dhe klubit nga veriu i Londrës kolapsuan në mënyrë dramatike dhe ‘Sun’ kishte zbuluar atë kohë saktësisht çka nuk shkoi si duhet.
Pasi Spurs emëroi Fabio Patrici si drejtor sportiv gjatë verës, Conte u lidh me një rikthim në Premier League pasi më herët kishte drejtuar Chelsean, transmeton Periskopi.
Por bisedimet u ndalën për shkak të mospajtimeve në disa çështje.
Kërkesa për pagë vjetore prej 16 milionë euro nga Conte ishte pengesa e parë.
Përveç kësaj, italiani u tha se insistoi që t’i jepej një arsenal stratosferik financiar në transferime – diçka që pronari, Daniel Levy nuk ishte i gatshëm ta bënte.
Stadiumi një miliardësh dhe gjithashtu pandemia goditën rëndë financiarisht klubin.
Kjo nënkuptoi se Levy nuk mund t’ia plotësonte kërkesat ‘stratosferike’ Contes.
Por pas katër muajve të Nunos, Levy qartazi ka ndryshuar qëndrimet e tij.
Spurs ka fituar vetëm pesë nga dhjetë ndeshjet në Premier League këtë sezon, dhe Nuno ishte në krye për vetëm 17 ndeshje. /Periskopi.com/