Kërkesat e çuditshme të Alvesit në burg: Njëqind euro në ditë, pije energjike
Mënyra se si Dani Alves e kalon kohën pas grilave dëshmon se edhe në burg jeta e të famshmëve dhe të pasurve është ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë, shkruan Mundo Deportivo.
Ai ka një sërë privilegjesh, ndërsa është në paraburgim në pritje të fillimit të gjyqit.
Kujtojmë se Dani Alves ndodhet në paraburgim për shkak të akuzave se ka dhunuar një vajzë 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ai po mbahet në burgun Brians 2, në pritje të fillimit të gjyqit të tij, pasi u transferua atje nga Brians 1 më i rreptë dhe pasi iu mohua lirimi me kusht.
Burimet spanjolle theksojnë se ai nuk po kalon aq keq atje nëse jeta e tij krahasohet me jetën e të tjerëve nga mjedisi i tij. Dani Alves strehohet i ndarë nga të burgosurit e tjerë dhe në momentet kur bie në kontakt me ta, si në mensë apo në oborr, shoqërohet nga katër policë.
I lejohet të shpenzojë 100 euro në ditë në dyqanin e burgut dhe i shpenzon për pije energjik, deodorantë, shampo… Të tjerët nuk e kanë atë luks. Së fundmi e ka vizituar bashkëshortja e tij Joana Sanz.