Kërkesa për rritjet e çmimit të rrymës – Nga KOSTT flasin për Periskopin

Kërkesa për rritjet e çmimit të rrymës – Nga KOSTT flasin për Periskopin

Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) është në fazën e vlerësimit të aplikimeve për shqyrtimin e tarifave.

Mundësia për një rritje tjetër të energjisë nga prilli i këtij viti janë të mëdhaja.

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës thotë se kjo mund të ndodh për shkak të dështimeve menaxheriale të Qeverisë.

E sipas raportimeve kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë kanë kërkuar që ajo të shtrenjtohet, por nuk specifikohet se sa.

Lidhur me propozimin e tyre, Periskopi ka dërguar pyetje në drejtim të KOSTT-it.

Ata shkurtimisht kanë thënë se “KOSTT sh.a propozon të hyrat e lejuara në përputhje me Rregullën”, duke mos dhënë më shumë detaje.

“KOSTT sh.a propozon të hyrat e lejuara në përputhje me Rregullën për të hyrat e lejuara për OST/OT-së, si pjesë e procesit të rregullt vjetor kalendarik. Aplikacionin e tarifave për të hyrat maksimale të KOSTT për vitin 2025 mund ta gjeni në webfaqen e Zyrës së Rregullatorit për Energji.”, kanë thënë në një përgjigje të shkurtër për Periskopin.

Mundësia për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës në Kosovë kanë ngjallur reagime në vend.

Madje, nëse kjo ndodh, edhe Shoqata e Mullistëve të Kosovës ka paralajmëruar shtrenjtimin e miellit dhe bukës.

Ndryshe, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./Periskopi

Ferat Shala: Gabimet menaxheriale të Qeverisë s’ka kuptim me i pagu qytetari, po orvatet me rrit çmimin e rrymës

Njohësit e ekonomisë për shtrenjtimin e rrymës: Pasqyrë e mafisë energjetike Kurti-Berishaj-Krasniqi

Shpërndaje në: