Kërkesa e PDK-së për zgjedhje të parakohshme, Hovenier i shkon në zyre Memli Krasniqit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se ka pritur në zyret e partisë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi ka bërë të ditur se e ka njoftuar Hovenierin me qëndrimet e PDK-së rreth zhvillimeve të fundit të vend.
“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”.