Kërcimi me litar: Kjo është mënyra më e mirë për më shumë efekt
Kërcimi me litar, që konsiderohet ndonjëherë më i mirë se vrapi, është një formë e ushtrimeve kardio të cilin e praktikojnë atletët dhe jo vetëm. Kërcimi me litar ndihmon që të forconi muskujt, të përmirësoni mushkëritë dhe të rrisni qëndrueshmërinë.
Patjetër që vetëm kërcimi me litar nuk do të jetë i mjaftueshëm për t’ju ndihmuar të humbni peshë. Sidoqoftë, shoqëruar me një dietë të ekuilibruar, ky ushtrim ka përfitime. Mirëpo a dini ta bëni si duhet?
Një keqkuptim në lidhje me kërcimin me litar për humbjen e peshës është se ju duhet thjesht të hidheni me litar për një periudhë kohe. Por çelësi i suksesit qëndron në aftësitë për trajnim me intensitet të lartë (HIIT).
Kjo do të thotë që ju punoni në një nivel me intensitet të lartë, pasuar nga periudha pushimi. Ja një shembull:
Seti 1: Hidhuni në litar për 30 sekonda. Pushoni 60 sekonda, pastaj hidhuni sërish për 30 sekonda. Përsëriteni 9 herë.
Seti 2: Hidhuni në litar për 30 sekonda dhe alternoni këmbët duke praktikuar zhvendosjen e peshës para dhe mbrapa. Pushoni 90 sekonda midis hedhjeve. Përsëriteni 4 herë.
Seti 3: Hidhuni 30 sekonda me litar, pushoni 12 sekonda, pastaj bëni 30 sekonda ushtrimin “jumping jacks”. Pushoni 12 sekonda dhe pastaj bëni 30 sekonda “burpee”. Pushoni dhe bëni edhe 30 sekona “pushups” (pompa).