“Kërcimi i gabuar” i modeles që i kushtoi lirinë
Një postim në rrjetet sociale i ka kushtuar shumë një blogereje ruse.
Sipas mediave të huaja, Yana, e cila numëron më shumë se 60 mijë ndjekës në rrjet sociale, së fundmi kishte realizuar një kërcim provokues me një veshje fetare.
Kjo i ka irrituat shumë besimtarët, ku disa prej tyre i kanë nisur mesazhe kërcënuese.
E reja tregon se i është drejtuar policisë pas këtyre mesazhe, ndërsa shton se nuk është sulmuar fizikisht, por ndërsa del nga banesa tregohet shumë e kujdesshme, madje mbulon edhe fytyrën që të mos njihet.
Videoja e saj është parë më shumë se 220 mijë herë, duke u kthyer menjëherë virale.