Kërcënohet një person në rrjetet sociale

Kërcënohet një person në rrjetet sociale

Policia e Kosovës po heton një rast të kanosjes në Lipjan, ku një person njoftoi se është kërcënuar nga një i dyshuar.

Kërcënimi ka ndodhur në rrjetet sociale, derisa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “kanosje”.

“I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social Facebook  ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është  dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.

Shpërndaje në: