Kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri njofton se është kërcënuar me jetë dy herë brenda tre muajve të fundit.
Siç thekson Zeqiri, kërcënimi i është bërë nga një person me emrin Stefan Markov i cili paraqitet të jetë “oficer i MUP-it të Serbisë i angazhuar në Kosovë”.
“Izmir Zeqiri, fryje nënën shqiptare ta q****, të pret plumbi në mes të ballit. Këtu jemi, ju presim juve b***lepires të kforit dhe natos.
Do të marrësh plumbin, edhe pak, kush të ftoi në festimin e maturës, o bandë terroriste okupatore, e kam mbajtur mirë në mend turirin tënd”, janë mesazhet që ka pranuar kryetari.
“NJOFTIM: Jam duke u kërcënuar dy her brenda tre muajve të fundit nga i njejti profil i një terroristi që paraqitet të jet nji Oficer i MUP-it të Serrbis i angazhuar në R.Kosovës. Heren e parë me 31 Maj. Dhe tani me 2 Shtator Përgjigjja e ime është: Ktu jam dhe Ktu do të jem Dem Baba Dem”, shkruan Zeqiri.