Kërcënohet kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal

Kërcënohet kryetari Përparim Rama dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë kërcënuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, nga një person.

Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur derisa diskutohej lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Shpërndaje në: