Kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit në Pejë

Ekipi i T7 është kërcënuar dhe fyer sot nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahman Haxhisefa.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeredaktori i T7, Arsim Lani.
“Ekipi i Televizionit T7 eshte kercenuar dhe fyer sot nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahman Haxhisefa. Kjo qender po perballet me telashe te medha gjate procesit te numerimit per cka T7 ishte sot per te raportuar. Por gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi u penguan ne punen e tyre, madje duke kercenuar edhe me thyerje te kameres”, bën të ditur Lani.