Kërcënohet çifti bashkëshortor në Banjskë, iu kërkohet të largohen nga fshati

Një çift bashkëshortor që jeton në Banjskë të Zveçanit, është kërcënuar nga tre burra.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, derisa viktimat e kanë raportuar rastin në polici.
Ata kanë deklaruar se iu është kërkuar të largohen nga ky fshat.
Autoritetet e sigurisë tashmë i kanë filluar hetimet.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia po e cilëson si “Kanosje”.