Kërcënimi i mediave sociale ndaj shoqërisë dhe sigurisë
MYNIH – Momenti aktual në historinë botërore është shumë i dhimbshëm. Shoqëritë e hapura janë në krizë, dhe forma të ndryshme të diktaturave dhe shteteve mafioze, si Rusia e Vladimir Putinit, po ngrihen. Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump do të donte ta vendoste veten në një shtet të stilit mafioz, por nuk mundet, shkaku i Kushtetutës, institucioneve tjera, dhe një shoqërie civile shumë vibrante.
Nuk është në pikëpyetje vetëm mbijetesa e shoqërisë së hapur; në pikëpyetje është mbijetesa e gjithë civilizimet tonë. Ngritja e liderëve të tillë si Kim Jong-un në Kore të Veriut dhe Trumpit në Shtetet e Bashkuara kanë shumë të bëjnë me diçka të tillë. Të dy duken të vullnetshëm që të rrezikojnë me një luftë nukleare në mënyrë që ta mbajnë veten në pushtet. Por, rrënja e problemit ndodhet më thellë. Aftësia e njerëzimit për t’i shfrytëzuar forcat e natyrës, për qëllime konstruktive e destruktive, vazhdon të rritet, ndërsa aftësia jonë për të qeverisur vetveten luhatet, dhe tani ndodhet në pikën më të dobët të mundshme.
Ngritja e sjelljes monopolistike t; platformave gjigante amerikane të Internetit po kontribuon fuqishëm në impotencën e qeverisë amerikane. Këto kompani shpesh kanë luajtur rol inovativ dhe çlirues. Por, ndërsa Facebook-u dhe Google janë bërë edhe më të fuqishme, ato janë bërë pengesa të inovacionit, dhe kanë shkaktuar një mori problemesh të cilat vetëm tash kemi nisur t’i kuptojmë.
Kompanitë marrin profitin e tyre duke eksploatuar mjedisin e tyre. Kompanitë e naftës dhe të minierave eksploatojnë mjedisin fizik; kompanitë e mediave sociale eksploatojnë mjedisin social. Posaqërisht kjo është e keqe, sepse këto kompani ndikojnë mënyrën sesi ato mendojnë dhe sillen pa qenë ata të vetëdijshëm. Kjo ndërhyn me funksionimin e demokracisë dhe të integritetit të zgjedhjeve.
Shkaku që kompanitë e platformave të internetit janë rrjete, ato e shijojnë rritjen e kthimeve margjinale, që llogariten për rritjen e tyre fenomenale. Efekti I rrjetit është vërtet transformues dhe i paprecedent, por është poashtu i paqëndrueshëm. I mori Facebook-ut tetë vite e gjysmë që t’i arrinte një miliardë përdorues, dhe vetëm gjysmën e asaj kohe për të arritur miliardin e dytë. Në këtë shkallë, Facebook-u nuk do të ketë më njerëz për të konvertuar brenda tri vitesh.
Facebook dhe Google efektivisht kontrollojnë mbi gjysmën e gjithë të ardhurave digjitale të marketingut. Për të mbajtur dominancën e tyre, atyre iu duhet të shpërndajnë rrjetet e tyre dhe të rrisin shpërndarjen e vëmendjes së përdoruesve. Së fundi ata po e bëjnë një gjë të tillë, duke iu ofruar përdoruesve të tyre me një platformë të përshtatshme. Sa më shumë kohë që përdoruesit të kalojnë në atë platformë, aq më të vlefshëm bëhen ata për këto kompani.
Për më shumë, shkaku që ofruesit e përmbajtjes nuk mund të shmangin përdorimin e platformave dhe duhet të pranojnë çfarëdo termesh që iu ofrojnë, ata, poashtu, kontribuojnë për profitet e kompanive të mediave sociale. E vërtetë, profilabiliteti i jashtëzakonshëm i këtyre kompanive është në funksion të përgjegjësisë së tyre, të shmangies – dhe të pagesës – për përmbajtjen në këto platforma.
Kompanitë pretendojnë që vetëm po e shpërndajnë informacionin. Por, fakti që ato janë distributorë gati-monopolistikë i bën ato vegla publike të cilave duhet t’iu bëhen rregullime të rrepta, në mënyrë që të prezervohet kompeticioni, inovacioni, dhe qasja e hapur dhe e drejtë.
Konsumatorët e vërtetë të kompanive të mediave sociale janë reklamuesit e tyre. Por një model i ri biznesi po ngrihet gradualisht, I bazuar jo vetëm në marketing por poashtu në shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre direkt te përdoruesit. Ata i eksploatojnë të dhënat që kontrollojnë, i lidhin shërbimet që i ofrojnë, dhe përdorin çmimore diskriminuese që të mbajnë më shumë benefite që do t’iu duhej t’i ndanin me konsumatorët e tyre. Kjo e zmadhon përfitimin e tyre edhe më shumë, por lidhja e shërbimeve dhe çmimet diskriminuese e minojnë efiçiencën e ekonomisë së tregut.
Kompanitë e mediave sociale i mashtrojnë përdoruesit e tyre duke e manipuluar vëmendjen e tyre, duke e drejtuar kah qëllimet e tyre komerciale, dhe duke ingjinieruar varësi për shërbimet që ofrojnë. Kjo mund të jetë shumë e dhimbshme, posaqërisht për adoleshentët.
Ka ngjashmëri mes platformave të Internetit dhe kompanive të kumarit. Kazinot kanë zhvilluar teknika për t’i mbërthyer konsumatorët deri në atë pikë sa ata të luajnë në kumar çdo para që e kanë, e madje edhe paratë që nuk i kanë.
Diçka e ngjashme – dhe potencialisht e pakthyeshme – po ndodh me vëmendjen njerëzore në epokën digjitale. Kjo nuk është çështje e një shpërqendrimi të thjeshtë ose e varësisë; kompanitë e mediave sociale në të vërtetë po i nxisin njerëzit që të dorëzojnë autonominë e tyre. Dhe ky pushtet për të formësuar vëmendjen e njerëzve në vazhdimësi po koncentrohet në duat e pak kompanive.
Kërkon përpjekje domethënëse për të ruajtur dhe mbrojtur atë që John Stuart Mill e quajti liria e mendjes. Nëse humbet njëherë, ata që rriten në epokën digjitale, mund ta kenë të zorshme ta rifitojnë.
Kjo mund të ketë pasoja shumë të rënda politike. Njerëzit pa lirinë e mendjes mund të manipulohen lehtë. Ky rrezik nuk përvijohet vetëm në të ardhmen; ai luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Ka një perspektivë edhe më alarmuese në horizont: aleanca mes shteteve autoritare e të mëdha, monopolet e mbledhjes së të dhënave, duke sjellë bashkë sistemet që po lindin të mbikëqyrjeve korporative me sistemet tanimë-të-zhvilluara të mbikëqyrjes shtetërore. Kjo mund të rezultojë në një rrjet kontrollesh totalitare të tillë që as George Orwelli nuk do ta kishte imagjinuar.
Vendet në të cilat martesa të tilla të pashenjta është e mundur të ndodhin fillimisht janë Rusia dhe Kina. Kompanitë e IT-ve kineze në veçanti janë plotësisht të barabarta me platformat amerikane. Ato poashtu e shijojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e plotë të regjimit të Presidentit Xi Jinping. Qeveria kineze është mjaftueshëm e fortë për të mbrojtur kampionët e saj kombëtarë, të paktën brenda kufijve të saj.
Monopolet e IT-ve të bazuara në Shtetet e Bashkuara janë tashmë të tunduara që të lëshojnë pe në mënyrë që të marrin qasje për të hyrë në këto tregje të mëdha që po rriten shpejt. Liderët diktatorialë të këtyre vendeve mund të jenë shumë të lumtur që të bashkëpunojnë me ta, në mënyrë që të përmirësojnë metodat e tyre të kontrollit mbi popullsitë e tyre dhe në mënyrë që të rrisin pushtetin dhe influencën e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesën tjetër të botës.
Ka poashtu një pranim në rritje të lidhjes mes dominancës së monopoleve të platformave dhe rritjes së pabarazisë. Përqendrimi I shpërndarjes së pronësive në duart e pak individëve luan luol, por vendi i posaqëm i gjigantëve të IT-ve është edhe më i rëndësishëm. Ato kanë arritur të monopolizojnë pushtetin ndërsa garojnë kundër njëra-tjetrës. Ato janë mjaftueshëm të mëdha sa të kapërdijnë lëvizjen që mund t’i zhvillojë garuesit, dhe vetëm ata I kanë resurset për të pushtuar territorin e një vendi tjetër.
Pronarët e platformave gjigante e konsiderojnë vetveten mjeshtër të universit. Në fakt, ata janë skllevër që kërkojnë të prezervojnë pozicionin e tyre dominues. Ata janë të përfshirë në një problem ekzistencial për të dominuar zonat e reja të rritjet që po i hapë inteligjenca artificiale, si veturat pa shofer.
Impakti i të tilla inovacioneve në papunësi varet nga politikat qeveritare. Bashkimi Evropian, dhe në veçanti vendet nordike, janë shumë më largpamëse se Shtetet e Bashkuara në politikat e tyre sociale. Ata i mbrojnë puntorët dhe jo punët. Këto qeveri janë të gatshme të paguajnë për puntorët e rikualifikuar, të penionuar ose të zhvendosur. Kjo iu jep puntorëve në vendet nordike një sens më të madh sigurie dhe i bën ata më mbështetës të inovacioneve teknologjike se puntorët në Shtetet e Bashkuara.
Monopolet e internetit nuk e kanë as vullnetin e as prirjen për të mbrojtur shoqërinë kundër pasojave të veprimeve që ndërmarrin. Kjo i bën ato kërcënime publike, dhe është në përgjegjësinë e autoriteteve rregulluese që të mbrojnë shoqërinë prej tyre. Në Shtetet e Bashkuara, rregullatorët nuk janë mjaftueshëm të fortë që t’i bëjnë ballë influencës politike të këyre monopoleve. BE-ja qëndron më mirë, sepse nuk ka ndonjë gjigant platforme të sajën.
BE-ja përdorë një definicion tjetër të fuqisë së monopolit për dallim nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa ligji amerikan fokusohet parimisht në monopolet e krijuara nga përvetësimi, ligji evropian nuk lejon abuzimin me fuqinë e monopolit pavarësisht mënyrës se si është bërë ai monopol. Evropa ka një mbrojtje shumë më të madhe të privatësisë dhe të dhënave se që ofrojnë ligjet amerikane.
Për më shumë, ligji amerikan ka adoptuar një doktrinë të çuditshme që e matë dëmin bazuar në çmimin e paguar nga konsumatorët për shërbimet e marra. Por kjo është e pamundur të provohet, duke qenë se shumica e platformave gjigante të Internetit garantojnë shërbimet e tyre falas. Për më shumë, doktrina lë jashtë konsideratës të dhënat e vlefshme që kompanitë e platformave mbledhin nga përdoruesit e tyre.
Komisioneri i BE-së për Kompeticion Margrethe Vestagher është kampioni i përpjekjes evropiane. I mori BE-së shtatë vjet që ta bënte gati një rast kundër Google. Por, si rezultat i suksesit të tij, procesi i instituimit të rregullave adekuate ka qenë shumë e përshpejtuar. Për më shumë, falë përpjekjeve të Verstagerit, përpjekja evropiane ka filluar të afektojë qëndrimet lidhur me këtë gjendje në Shtetet e Bashkuara.
Është vetëm çështje kohe para se dominanca globale e kompanive amerikane të internetit është thyer. Rregullimi dhe taksimi, i udhëhequr nga Vestager, do të shenjojë shthurrjen e tyre.
Përkthyer nga Periskopi | Marrë nga Project Syndicate |