Kërcënimi i kryeministri Kurti nga një person në Zveçan, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti nga një person në Zveçani.
Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, i njëjti kishte kërcënuar kryeministrin Kurti në rrjete sociale.
“Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.