Kërcënime me bombë: Pezullohen votimet në pesë lokacione në Georgia

Kërcënime me bombë: Pezullohen votimet në pesë lokacione në Georgia

Alarm për kërcënime me bomba në pesë vende votimi në Gjeorgji si dhe në dy vende të tjera që nuk janë qendra votimi, teksa po mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Sic raporton CNN, në këto vende janë pezulluar votimet, teksa policia po kryen spastrim bombash në shtatë lokacione gjithsej. Kërcënime me bomba në pesë vende votimi në kontenë DeKalb të Gjeorgjisë, si dhe në dy vende të tjera që nuk janë qendra votimi, sipas një njoftimi për shtyp nga qarku, i cili thotë se policia po kryen spastrim bombash në shtatë lokacione gjithsej.

“Për shkak të kujdesit të bollshëm, ne po pezullojmë votimin në këto qendra votimi derisa të kemi leje nga Policia e DeKalb për të rihapur objektet,” tha Drejtoresha Ekzekutive e Regjistrimit të Votuesve dhe Zgjedhjeve të DeKalb, Keisha Smith në njoftim. /Periskopi./

Shpërndaje në: