“Këqyrni se mundet me iu ardhë kah dera”, deputeti i VV’së thotë se Kosova lajmëroi disa shtete fqinje për arratisjen e Faton Hajrizit

“Këqyrni se mundet me iu ardhë kah dera”, deputeti i VV’së thotë se Kosova lajmëroi disa shtete fqinje për arratisjen e Faton Hajrizit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka deklaruar se institucionet e Kosovës i kanë lajmëruar disa prej shteteve fqinje, në momentin që është arratisur Faton Hajrizi, për rrezikun potencial.

Sipas tij, Kosova e ka kryer obligimin që ka pasur në këtë kuptim.

“Institucionet e Kosovës, me informacionet që kam unë, në momentin kur ka ikur ky prej burgut, i ka lajmëru disa shtete fqinje dhe iu ka thënë këqyrni se mundet me iu ardhë kah dera, pra të jeni të kujdesshëm. Në këtë kuptim, mendoj që e ka kry obligimin e vetë që e ka pas. Ne nuk jemi në INTERPOL. Kemi provu me qenë, nuk na ka lanë qëkjo Serbi me hy aty, Kemi dështu atëherë me u anëtarësu dhe në këtë kuptim mendoj se rasti është shumë i qartë, kush do me e kuptu”, ka thënë Rexhaj në RTV Dukagjini.

Autoritetet serbe kanë shpallur sot në kërkim kosovarin Artan Hajrizin, si të dyshuar për vrasjen e policit serb, 34-vjeçarit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e kolegut të tij, 50-vjeçarit Vjekoslav Iliq. Rasti ka ndodhur pas mesnatës në Loznicë të Serbisë, që gjendet afër kufirit me Bosnjën.

Hajrizi u kthye në të dyshuarin kryesor për këtë rast, meqë në vendngjarje, sipas autoriteteve serbe, u gjetën pasaporta e tij e lëshuar nga Republika e Kosovës dhe letërnjoftimi i Gjermanisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë publikoi pastaj edhe fotografi të Hajrizit, derisa në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikopterë. I njëjti pas raportimeve të shumta nëpër media, kontaktoi disa media, ku tha se ai ndodhet në Gjermani dhe mohoi të jetëi i përfshirë në këtë rast.

Për pasaportën dhe letërnjoftimin që iu gjetën në vendgjarja, Artan Hajrizi, tha se ia ka vjedhur vëllai i tij, Faton Hajrizi, i cili para dy javësh është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë.

Sipas reporterit, Artan Hajrizi ka hapur sot rast në Policinë e Hannoverit, për humbjen e dokumenteve personale: letërnjoftimin dhe pasaportën e lëshuar nga Republika e Kosovës dhe leje qëndrimin e Gjermanisë.

 

Shpërndaje në: