Keqpërdorim me taksa të qytetarëve/ Auditori gjen shkelje të tmerrshme në RTK: Ka punëtorë që janë paguar nga dy herë për të njëjtën punë që e ka bërë

Keqpërdorim me taksa të qytetarëve/ Auditori gjen shkelje të tmerrshme në RTK: Ka punëtorë që janë paguar nga dy herë për të njëjtën punë që e ka bërë

Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) në raportin vjetor për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ka gjetur shkelje në pagesat për orët shtesë të punëtorëve gjatë vitit kalendarik 2023 dhe muajve janar dhe shkurt 2024, shkruan Periskopi.

Nga gjithsej 166 persona të cilët janë angazhuar për orë shtesë gjatë periudhës së audituar, është konstatuar se për këtë periudhë janë shpenzuar gjithsej 77,024.97 euro.

Gjatë auditimit është vërejtur se ka pasur tejkalime të orëve shtesë në RTK, të cilat kanë mundur të shkaktojnë shpenzime të paligjshme.

Ndër të tjera, e që është edhe më skandaloze, është konstatimi se ka dublikim të dokumentacionit për dosjet e orëve shtesë, duke rezultuar në mungesë kontrolli të brendshëm që ka sjellur pagesa të dyfishta për të njëjtat orë shtesë.

Gjatë testimit të mostrave vërehet se në muajin dhjetor 2023 dhe janar 2024 janë dy dosjet e punës jashtë orarit me orë totale të punës të njëjta, në njëren dosje janë konfirmuar orët shtesë nga vetë personi dhe aprovuar nga Drejtori i TV- RTK-së, ndërsa në dosjen tjetër të dublifikuar konfirmimi I orëve është bërë nga U.D Udhëheqësi i Produksionit dhe aprovimi nga një person tjetër për Drejtorin e TV- RTK-së, i cili nuk ka qenë duke e ushtruar detyrën në atë kohë.

 

 

Përveç këtyre shkeljeve, NjAB ka shpalosur edhe çështje tjera të auditimit

 Mos identifikimi real i kohës dhe orëve nga moduli i qasjes së sistemit kohë pas kohe,
 Mungesa e autorizimeve dhe dokumentacionit të mjaftueshëm mbështetës për pagesat e
orëve shtesë të punëtorëve.
 Mos publikimi i orarit të punës në hapësirat e dukshme në objektet e RTK-së, dhe

 

 KLIKO KËTU, për ta parë DRAFT RAPORTIN E PLOTË 0_240723_131733 (2) 0_240723_131733 (2)

Shpërndaje në: