Keqpërdorimet në KEK/ Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, dhe i akuzuari Isuf Zejna janë deklaruar të pafajshëm, kurse i pandehur Ymer Dragusha ka arritur marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë, lidhur me akuzën për keqpërdorimet në KEK.
Deklarimin rreth fajësisë të njëjtit e kanë bërë në seancën fillestare të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja speciale, Fikrije Fejzullahu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Plotësisht i pafajshëm”, tha Krasniqi.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se i akuzuari dhe mbrojtësi i tij në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës.
Keqpërdorimet në KEK/ Ngritet aktakuzë ndaj Ymer Dragusha, ish-shef i prokurimit