Keqpërdorimet në KEK/ Ngritet aktakuzë ndaj Ymer Dragusha, ish-shef i prokurimit
Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-shefit të prokurorimit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton Periskopi.
Ymer Dragusha akuzohet se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro.
Akuza e re e ngritur ndërlidhet me kontratat e negociuara të nënshkruara nga ai gjatë periudhës kur Krasniqi ushtronte pozitën e kryeshefit të KEK-ut.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve N.K.,Y.D.,I.Z.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatë./PERISKOPI/
37 milionë euro dëme, ngritet aktakuzë e re ndaj Nagip Krasniqit