Këpurdhat që po ndihmojnë në luftimin e kancerit, rregullimin e kolesterolit dhe humbjen e peshës
Disa lloje të kërpudhave janë përdorur mjekësisht për mijëra vjet. Sot ka mbi 270 lloje të ndryshme me veti shërimi shkencërisht të dokumentuara.
Këto kërpudha të fuqishme janë një burim i pasur i përbërjeve të shëndetshme të tilla, si: lipidet, vitaminat, antioksidantët, dhe shumë minerale të tjera.
Coriolus versicolor (kërpudha shumëngjyrësh) gjendet në Kinë, Evropë dhe Bregun Paqësor. Përveç shfaqjes së veprimtarisë kundër kancerit të qafës së mitrës dhe llojeve të tjera të kancerit, është provuar se coriolus ndihmon në reduktimin e efekteve anësore të lidhura me rrezatimin dhe kimioterapinë, duke ndihmuar në mbrojtjen e indeve dhe reduktimin e inflamacionit.
Përbërësi kryesor primar është beta-glukani i quajtur PSK, i cili ndihmon në aktivizimin e qelizave imune dhe pastron radikalet e lira.
Coriolus gjithashtu ka demonstruar aktivitetin antiviral – ndoshta edhe duke frenuar infeksionin HIV – dhe mund të ndihmojë kontrollin e herpesit.
Kjo kërpudhë është e dobishme në trajtimin e infeksioneve dhe inflamacioneve të frymëmarrjes, urinës dhe tretjes, si dhe ndihmon në kontrollin e hepatitit B dhe problemeve të tjera të mëlçisë.