Keni pakësuar vaktet, por prapë keni bark të fryrë? Ja ç’fshihet pas këtij problemi

Keni pakësuar vaktet, por prapë keni bark të fryrë? Ja ç’fshihet pas këtij problemi

Ndonëse vera është akoma larg, urojmë që jo për shumë kohë, duket se maji dhe qershori janë periudha ‘’ideale’’ për të nisur luftën kundër dy armiqve të përbashkët: celulitit dhe barkut të fryrë. Edhe pse në Living ju kemi informuar herë pas here që kujdesi për veten nuk duhet kufizuar vetëm në një muaj a sezon të caktuar, për fat të keq janë të shumtë ata njerëz që vazhdojnë ta neglizhojnë këtë pjesë dhe të kujtohen për trupin e tyre vetëm kur e ekspozojnë atë.

Megjithatë e keni vërë re, që edhe pse përpiqeni merreni me sport apo keni ulur sasinë e ushqimit barku juaj nuk reagon ndaj këtyre ndryshimeve, por vazhdon të jetë i fryrë? Fajin nuk duhet ta kërkoni tek vetja, por tek arsyet e mëposhtme:

1.Po hani më shumë se ç’duhet perime të familjes së lakrës: Shumë njerëz mendojnë se duke ngrënë perime të ziera (lakra, lulelakra, kale dhe brokoli janë më të përdorurat dhe të këshilluarat), do ta kenë më të lehtë të rrëzojnë kg-të e tepërt. Ajo që duhet të dini është se këto perime kanë një lloj niseshteje të quajtur rafinose, që trupi e ka të vështirë ta tresë; prandaj përfundon në zorrë dhe ju shkakton gazra e bark të fryrë.

2.Jeni intolerantë ndaj qumështit: Njerëzit intolerantë ndaj laktozës shpesh përjetojnë fryrje të barkut, dhimbje, të vjella dhe probleme të tjera me tretjen.

3.Jeni intolerantë ndaj glutenit: Gluteni apo përzierja e proteinave që gjenden në grurë, thekër apo elb mund të shkaktojë reagime në zorrë. 1 në 100 njerëz vuajnë nga sëmundjet celiac, në të cilën gluteni dëmton rreshtimin e zorrëve.

4.Përdorimi i medikamenteve të caktuara: Disa lloje ilaçesh të tilla si aspirina mund të shkaktojnë irritime të stomakut, fryrje të barkut apo gazra të shumta.

5.Nuk ka mjaftueshëm acid në stomak: Nivelet e ulëta të acidit në stomak krijojnë gjendje të quajtura aklorhidria apo hipokolrhidria. Këto gjendje tregojnë se stomaku nuk mund të tresë ushqimin në mënyrë të duhur duke shkaktuar kështu çekuilibër të baktereve në zorrë. Këto gjendje çojnë në fryrje të stomakut pas ngrënies.

Shpërndaje në: