“Keni me m’pa”, Shemi i Ilirëve thotë se do të niset për në Sunny Hill, në Shqipëri:
Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët”, ka vazhduar të insistojë se do të këndojë këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit, në “Sunny Hill”.
Shemi ka thënë se do të shkojë në Shqipëri, atje ku do të mbahet festivali më datën 26-28 gusht në Tiranë.
“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.
Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi sipas tyre, ai kishte hipur pa autorizim në binën e festivalit “Sunny Hill”.