Keni marramendje kur bëni lëvizje të shpejta?! Arsyeja me e shpeshtë është kjo
Kur bëni lëvizje të shpejta si p.sh kur ngriheni nga karrigia apo kolltuku me shpejtësi ndiheni sikur ju errësohen sytë dhe ju merren mendtë. Dhe pse marramendja fillestare mund të jetë pak e frikshme, Nadia Sutton, MD, një kardiolog ndërhyrëse në Qendrën Kardiovaskulare Frankel të Michiganit, thotë se serioziteti i kësaj marramendjeje, varet gjithmonë nga shkaku kryesor i saj.
Shpesh herë ka të bëjë me presionin e gjakut. “Kur ngriheni, graviteti vjen në lojë dhe gjaku ka tendencë për t’u shkuar në pjesën e poshtme të trupit tuaj”, thotë Dr. Sutton. Pra, kur ngiheni ose lëvizni shumë shpejt, ndonjëherë ndodh hipotensioni ortostatik – presioni i gjakut në pjesën e sipërme të trupit, sidomos në kokë, ulet kur ngriheni në këmbë – duke shkaktuar ndjenja të marramendjes ose errësimit të shikimit.
Normalisht, enët e gjakut në pjesën e sipërme të trupit shtrëngohen ose ngushtohen kur ngriheni, në mënyrë që presioni i gjakut të mbetet i qëndrueshëm. Nëse presioni i gjakut është i ulët, mund të keni më shumë gjasa të përjetoni simptoma të marramendjes kur ngriheni në këmbë në sajë të qarkullimit të dobët në kokë.