Keni kohë që s’bëni seks, këto janë 3 efektet negative që po i shkaktoni organizmit tuaj
Një ndarje,koha e gjatë e kaluar vetëm, puna, udhëtimet të cilat ju mbajnë për një kohë të gjatë larg partnerit, një sëmundje: ka shumë arsye se pse jeta seksuale mund të bllokohet. Problemi nuk është seksi, por pasoja që mungesa e tij mund të këtë në shëndetin tonë. Po, sepse efekti domino, mungesa e raportit mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra, të mira dhe të këqija.
Këtu janë 3 probleme shëndetësore që mund të ndodhin nëse ju nuk keni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë. Të bërit dashuri nuk është vetëm kënaqësi, por kursen edhe shumë vizita te mjeku.
1- Do të jeni më të stresuar – Seksi i ndihmon njerëzit të çlirohen. Një grup studiuesish skocezë kanë zbuluar se njerëzit që nuk kanë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë fajësojnë veten për situata stresuese krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar: gjatë seksit, truri liron kimikate, të tilla si endorfina dhe oksitocina, të cilat ndihmojnë njerëzit të ndihen më të rehatshëm, më të relaksuar.
2 – Rrit rrezikun e kancerit të prostatës – Meshkujt që praktikojnë më pak seks mund kanë rrezik më të lartë për kancer të prostatës. Një studim i paraqitur në Shoqatën Urologjike Amerikane zbuloi se meshkujt që e kanë të rregullt përvojën seksuale kanë një rënie me 20% në fillimin e kësaj gjendjeje. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta heqin substancat potencialisht të dëmshme nga prostata.
3 – Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit – Më pak seks nënkupton uljen e mbrojtjes së sistemit imunitar: hulumtuesit në Universitetin Wilkes-Barre në Pensilvani gjetën se ata që kishin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë gëzonin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A (IgA), e cila është një antitrup kundër viruseve, krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale rrallë apo kurrë.