Keni këmbë dhe duar të ftohta? Me këto veprime zgjidhet problemi
Ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.
Disa prej problemeve më të zakonshme janë shtypja e lartë e gjakut, këmbë të ftohta, duar të ftohta, probleme me zemër etj.
Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem. Ka disa përbërës natyral të cilët janë veçanërisht të dobishëm për këtë problem, si hudhra, xhenxhefili, piper dhe brokol.
Në mënyrë që ta zgjidhni këtë problem, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:
– Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë
– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë
– Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë
– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm
– Lëreni duhanin
– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit
– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk
– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët