Keni djegie në zonën time? Sipas gjinekologëve këto janë 5 shkaqet pse ndodh
Ndjesia e djegies “aty poshtë” nuk është normale, ndaj nuk duhet ta neglizhoni këtë fakt duke menduar se do të kalojë vetë. Kjo ndjesi është shenjë paralajmëruese e një problemi, dhe sipas Dr. Alyssa Dweck, një gjinekologe me bazë në Nju Jork, autore e librit “The Complete A to Z For Your V” pesë shkaqet më të zakonshme të kësaj ndjesie përfshijnë: infeksionin, acarimin nga faktorët e jashtëm, hormonet, vulvodinia dhe problemet me lëkurën në pjesën e jashtme të vaginës(vulva).
Djegia e shkaktuar nga infeksioni
Dy infeksionet më të shpeshta janë infeksionet e majave dhe vaginoza bakteriale, e cila ndodh kur pH vaginal ndryshon dhe ju mund të ndjeni djegie. Sëmundje seksualisht të transmetueshme si klamidia dhe gonorreja mund të kenë djegien gjithashtu si simptomë.
Djegia e shkaktuar nga faktorët e jashtëm
Dweck tha se shumë gra përdorin pecetat e lagura apo ato të thata edhe në shtëpi, kur të paktën një herë në ditë duhet të shpëlahen me ujë ! Këto të fundit, djersa, materiali mbathjeve që mund të jetë dandella mund të irritojnë lëkurën duke shkaktuar djegie.
Djegia e shkaktuar nga ndryshimet hormonale dhe vulvodinia
Ndryshimet hormonale nuk shkaktojnë djegie të drejtpërdrejtë, por Dweck tha se do të shkaktonte thatësi. Për shkak të shtatzënisë, menopauzës, perimenopauzës ose përdorimit të pilulave hormonale të kontrollit të lindjes, shumë femra janë të prirura të përjetojnë thatësi vaginale, e kjo gjë shoqërohet me djegie të vaginës.
Djegia e shkaktuar nga problemet e lëkurës
Problemet e lëkurës si ekzema dhe psoriasis mund të shkaktojnë kruarje lëkure dhe për këto probleme duhet të konsultoheni me gjinekologun.