Keni dhimbje vaginale? Ja disa nga arsyet pse ju ndodh
Ekzistojnë probleme të ndryshme në zonën intime por disa prej tyre janë mëse serioze.
Dhe gjatë diagnostifikimit të tyre, shpesh herë pyesim se pse pjesa atje poshtë dhemb kaq shumë. Ja 6 nga simptomat e problemeve më të shpeshta vaginale:
Herpes
Secili nga të rriturit seksualisht aktiv mund të marrë këtë lloj sëmundje. Kjo mund të shoqërohet me ndonjë gungë dhe dhimbje të madhe. Ky është herpesi, sëmundje ngjitëse me dhimbjetë hatashme vaginale. Në raste të tilla, kontaktoni menjëherë gjinekologun tuaj.
Infeksione fungale
Megjithëse këto infeksione nuk ju shkaktojnë dhimbje, këto megjithatë ju bëjnë vaginën të thatë gjë që mund të ndjejnë pacientë të ndryshëm dhimbje, thekson Minkin. Shanset janë të mëdha që njëherë gjatë jetës të merrni këtë lloj infeksioni.
Thatësi vaginale
Ju mendoni se ky mund të jetë problem vetëm tek femrat në menopauzë, por jeni shumë gabim. Pilulat kontraceptive për kontroll të lindjes mund të ndikojnë që të keni thatësi vaginale, gjë që mund të bëjë seksin shumë të dhimbshëm dhe të parehatshëm, si rezultat i thatësisë. Estrogjeni është një hidratues, dhe në mungesë të saj ju mund të ndjeni dhimbje pa hidratim.
Penisi i tij
Gjithashtu të keni kujdes edhe ndaj partnerit tuaj. Duhet të dalloni a keni dhimbje vaginale apo gjatë penetrimit brenda jush? Është paksa e vështirë për t’u dalluar kjo.
Endometrioza ose sëmundja inflamatore e legenit
Nëse keni dhimbje gjatë penetrimit dhe periodave tuaja,atëherë simptomat e tilla na shpienë drejt endometriozës apo ndonjë sëmundje inflamatore e legenit. Për të dyja këto, pacientët theksojnë se ndjejnë dhimbje vaginale, dhe për këtë kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Vulvodynia
Rreth 9% e femrave kanë këtë lloj sëmundje gjatë jetës së tyre, thekson Minkin, duke përshkruar parehatinë gjatë penetrimit ose gjatë insertimit të ndonjë tamponi. Mjekët që e diagnostikojnë këtë, e trajtojnë këtë lloj sëmundje me medikamente si lidokain, që përdoren gjithashtu edhe për fibromyalgia.