Keni abuzuar me ushqimin dhe s’dini ç’të bëni, kjo pije çhelmon organizmin nga toksinat dhe shfryn barkun
Kujdeseni aq shumë për të humbur kilogramët e tepërt para sezonit të plazhit, por harroni të gjithë mundin e bërë dhe abuzoni sërish me ushqimin? E dimë, ju ndodh të gjithëve. Është e pashmangshme të mos tundoheni nga ushqimet e shumëllojshme, mirëpo duhet të mendoni seriozisht për detoksikimin e trupit para se të mbyllni vitin më të rrumbullakosur se kurrë.
Living ju propozon një recetë shumë interesante që do t’ju ndihmojë të çhelmoni organizmin dhe të hiqni yndyrën e tepërt rreth barkut. Bëhet fjalë për çajin e kanellës dhe dafinës, një pije magjike shumë vjeçare, e cila është e njohur për veprimin e saj të menjëhershëm në organizëm.
Përbërësit: 2 litra ujë, 10 shkopinj kanellë dhe thuajse 20 gjethe dafine.
Përgatitja: Fillimisht lani me ujë të rrjedhshëm gjethet e dafinës dhe lërini mënjanë. Vendosni ujin të ziejë dhe shtoni gradualisht shkopinjtë e kanellës. Pasi të keni vluar për afro 15 minuta, shtoni gjethet e dafinës dhe lërini të ziejnë së bashku për më shumë se 1 orë në zjarr të ulët. Hiqni enën nga zjarri, filtroni çajin dhe hidheni në një shishe qelqi. Filxhani i parë duhet esëll në mëngjes, kurse të tjerët pas vakteve. Rezultatet do të duken që pas javës së dytë të përdorimit të përditshëm./Living/