Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë, i thotë PO futbollistit spanjoll
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, më në fund, ka pranuar propozimin e të dashurit të saj për martesë, futbollistit spanjoll Alberto Tomás Botía Rabasco, që aktivizohet për klubin e Arabisë Saudite ‘Al Wehda’.
Këtë e ka zbuluar gazetarja Marena Kardigiannopoulou në një shfaqje televizive, duke thënë se Foureira do të martohet së shpejti me partnerin e saj Alberto Botia.
“Eleni është në kulmin e karrierës. Sa i përket jetës private, është akoma më mirë sepse e ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj. Ne po e martojmë vajzën tonë. Ajo tha “Po”, por martesa pritet të ndodhë kur të përfundojë koronavirusi”, tha gazetarja.
Ndërsa, Aris Kavatzikis dha detaje në lidhje me propozimin duke thënë: “Ne kemi shumë foto që vërtetojnë se Eleni dhe Alberto janë prej kohësh bashkë. Alberto ka ardhur nga Arabia Saudite për ta takuar, pasi i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit.
Duke lënë pas të kaluarën dhe duke përballuar të gjithë vështirësitë e lidhjes në distancë, Eleni kërkoi që ta merrte më seriozisht. Ky djalë i vërtetoi se do të jetë krah saj në ditë të mirë dha të këqija. Ai hoqi dorë nga çdo gjë për ta parë dhe më pas i bëri propozimin për martesë”.