Këngëtarja kosovare kështu e mbështet publikisht presidentin Thaçi
Presidenti, Hashim Thaçi iu adresua sot qytetarëve me një video pas thirrjes nga Gjykata Speciale.
Videoja u transmetua drejtperdrejt në rrjetin social Facebook.
Ai i quajti false, akuzat e Gjykatës Speciale dhe tha se nuk do japë dorëheqje.
Këngëtarja, Leonora Jakupi ka publikuar një postim nga videoja e presidentit duke e mbështetur atë dhe i ka bërë tag në postim.