Këngëtarja i kërkon Netflix të heqë filmin erotik ‘365 Days’: ‘Nuk është thjesht një film’

Këngëtarja i kërkon Netflix të heqë filmin erotik ‘365 Days’: ‘Nuk është thjesht një film’

Duffy është aq e shqetësuar për filmin e fundit që bëri bujë në rrjete sociale “365 Days”, sa i ka kërkuar Netflix-it ta heqë nga platforma e tij. Këngëtarja, përmes një letre të hapur për CEO-n e Netflix, thotë se ky film promovon rrëmbimet, dhunën seksuale dhe përdhunimin.

Nëse nuk e dini, filmi me përmbajtje të fortë erotike, aktualisht renditen në listën e 10 filmave më të parë, por ka diçka që në përshkrimin e tij që nuk shkon. “Një grua që bie viktimë e një bosi të mafies, që e rrëmben dhe i jep 1 vit kohë të bier në dashuri me të.”

Këngëtarja i kërkon Netflix të heqë filmin erotik

Sipas Duffy-it, “365 Days” e bën trafikimin seksual, përdhunimin apo rrëmbimin të duket si diçka që mund të ketë dhe “shkëlqimin e tij” brenda.

“Gjëra të tilla nuk duhet të ekzistojnë në idetë e askujt që përpiqet të na argëtojë, nuk duhet të përshkruhen në atë lloj formë dhe as të komercalizohen ashtu.”- shkruan ajo.

Në letrën drejtuar kreut të Netlix, ajo thotë se është e detyruar ta bëjë këtë kërkesë, kur sheh sesi një eksperiencë e dhunshme përshkruhet si “film erotik për të rriturit.”

“Po përpiqem të qetësohem që t’ju shpjegoj. Mua më kanë trafikuar dhe përdhunuar, por isha me fat që vazhdova jetën, por ka shumë vajza të tjera që s’kanë fatin tim. Tani, unë duhet të dëshmoj të tilla tragjedi dhe tragjedinë time si erotike? Të gjithë atyre që thonë “është thjesht një film”, ju them që “nuk është thjesht një film kur ka ndikim kaq të madh dhe një subjekt kaq shumë i ndjeshëm siç është trafikimi seksual apo rrëmbimi të kthehet në thjesht subjekt erosi.”- shkruan këngëtarja.

Në fund të letrës, Duffy i kërkon Netflix dhe të gjithë atyre që e kanë parë tashmë filmin shumë të komentuar të edukojnë veten rreth këtyre temave, sepse “sa më shumë të dinë, aq më mirë do të bëhet më vonë”.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: