Këngëtarja e njohur shqiptare nënë sërish?
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të dytë.
Këngëtarja, Çiljeta dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha kanë një kohë tashmë që janë në lidhje, dhe sipas lajmeve të fundit dyshja pritet të bëhen prindër sërish, përcjell lajmi.net.
Burime për “Kids’Time” bëjnë me dije se Çiljeta është në pritje të ëmbël.
Mësohet se këngëtarja është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri tani duket se gjithçka po shkon mirë.
Çifti ndërkohë kanë dy djem, nga martesat e mëparshme, Fernandon (Çili) dhe Bekon (Albani).